Pengu Film Shqip
Ali Gjoka: Burrel - Historia e emigrantit shqiptar
nga fshati Patin i Matit ende ruhet ne kujtesen
e njerezve. Flamurit, pas 8 vjet pune si emigrant
ne Greqi per te marre djersen e ballit iu desh
te ndermerrte nje aventure te papare ne shkalle
boterore duke marre peng nje autobus me
8 pasagjere grek per t'i cuar ne fshatin e tij
per t'u treguar se ku jetonte familja e tij.
Por aventura e Flamur Pislit u pre ne mes pasi
ai gjeti vdekjen ne fshatin Fikas te Kerrabes se
Elbasanit dhe nuk mundi te realizonte qellimin e tij.
Flamuri pasi kishte punuar per me shume se 8 vjet emigrant ne Greqi per shume vite nuk kishte marre djersen e tij, por kishte marre tortura e plage ne trupin e tij. Pasi kishte kaluar mbi 3 muaj i semure prane familjes, nje dite qe ishte bere me mire kishte menduar per djersen qe nuk i kishte marre pronari grek dhe per plaget qe i kishin shkaktuar ne trup. Ai ishte ngritur me kurajo duke thene:"Mua s'ka c'me duhet jeta keshtu si me kane bere. Me kane rrahur, me kane burgosur e ne trup kam 12 plage qe m'i kane dhene ne vend te parave qe une kam punuar".